U mblodhën në banesë për të festuar Vasilicën, 6 persona do të gjobiten me nga 2 mijë euro

Maqedonia

U mblodhën në banesë për të festuar Vasilicën, 6 persona do të gjobiten me nga 2 mijë euro

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:36
Ilustrim

Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Penale në Shkup ka parashtruar Propozim për shqiptim të gjobës kundër gjashtë personave për veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 të Kodit Penal.

“Të akuzuarit e kanë kryer veprën më 13 janar, kur në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara për parandalim të shpërndarjes së koronavirusit, janë mbledhur në banesë në rrugën “Ivan Kazarov” që të festojnë Vasilicën. Edhe pse me masat dhe protokollet gjatë periudhës prej 18.12.2020 deri më 21.01.2021 është ndaluar çdo tubim festiv masiv në të hapur dhe mbyllur, si dhe tubime familjare me më shumë se 4 persona, të akuzuarit janë kapur nga nëpunësit policor gjatë kryerjes së kontrollit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Gjoba që propozohet të shqiptohet nga Prokuroria, është 100 gjoba ditore, ku një gjobë ditore kap vlerën prej 20 euro.

Për të njëjtën vepër penale dhe me të njëjtën lartësi të gjobës, Prokuroria ka kërkuar edhe gjobë për 6 persona të tjerë, për shkak se nuk e kanë respektuan orën policore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat