S’kishte frikë nga burgu, por sot është në Shutkë, mund të “flejë” prapa grilave së paku 20 vjet

Maqedonia

S’kishte frikë nga burgu, por sot është në Shutkë, mund të “flejë” prapa grilave së paku 20 vjet

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:17
Sasho Mijallkovi

“A frikësoheni nga burgu?

Prej burgut!? Këtë pyetje në adresë tjetër”, kështu u pyet në nëntor të 2018-s Sasho Mijallkovi.

Dikur thoshte se çështja e burgut është për dikë tjetër, por tani ish shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov gjendet prapa grilave në Shutkë. Aty do të mbetet deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit për lëndën “Thesari”.

Ndërkohë para dy muajve Mijallkovin gjykata e dënoi edhe me 12 vite burg për përgjimet e paligjshme. Por para se gjykata të thoshte fjalën e fundit, Mijallkov u zhduk për disa ditë, e policia nuk mundi ta gjente në asnjë vend ku dyshohej se mund të ishte.

Derisa për të u shpall edhe fletarrestim ndërkombëtar, ai vetë u shfaq në prokurori për të marrë vendimin për arrest shtëpiak.

-Mbeteni në Maqedoni?
-Po.
-Do të arratiseni?
-Jo, ai që më njeh e di që unë kur e jap fjalën atë nuk e shkeli. Unë publikisht e dhashë fjalën që asnjëherë nuk do të iki. Ndodhi kjo, një ditë në izolim dhe ja po e shihni u krijua situatë e pakëndshme.

Mijallkov pothuajse në të gjitha lëndët e ish PPS, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm. E për ndikim të kundërligjshëm në 2019-të Mijallkov u dënua në lëndën Titanik 2, me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, në vitin 2013-të, është paraqitur te Thaçi dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Por gjykata e Apelit e shfuqizoi dënimin, duke e rikthyer lëndën në rigjykim.

Për Mijallkovin është edhe një lëndë gjyqësore pa epilog. Lënda “Tortura” në të cilën Mijallkov është i akuzuar i parë për arrestimin e Lube Boshkovskit është ende në procedurën e prezantimit të dëshmive. Nga gjithsej 26 lëndët e ish PPS, Mijallkov është i akuzuar në 4 prej tyre. Për Në 3 lëndë ka aktvendim, por ende nuk janë të plotfuqishme. Sipas dy aktgjykimeve të fundit Mijallkov do të duhet të mbetet 20 vjet në burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat