Këngëtari nga Struga e paraqet në polici ish gruan nga Tetova, i hodhi narkotik në kafe

Maqedonia

Këngëtari nga Struga e paraqet në polici ish gruan nga Tetova, i hodhi narkotik në kafe

Më: 18 prill 2021 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Këngëtari nga Tetova e paraqet në policia gruan nga Struga, sepse i hodhi narkotik në pije. Nuk është skenë nga serialet turke ose spanjolle, por rast i vërtetë që ka ndodhur në Strugë.

Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakovski ka denoncuar në polici ish bashkëshorten e tij, se dhe i ka hedhur drogë në kafe, deri sa kanë qenë bashkë në park në Tetovë.

Edhe nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup kanë konfirmuar se dje kanë pranuar një strugan 38 vjeçar, i cili ka thënë se pasi kanë pirë kafe me ish gruan 25 vjeçare i është perkeqëduar gjendja. Në polici ai e ka akuzuar bashkëshorten se i ka hedhur drogë në kafe.

Ish bashkëshortja eshte ftuar në polici, ku ka mohuar akuzat. Ajo ka thënë se dje janë takuar në Tetovë me Kajmakovskin që ai ta shohë djalin, por fare nuk kanë pirë kafe. Policia po punon për ndriçimin e plotë të rastit.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat