Skandal: Ziadin Sela dhe Afrim Gashi nuk marrin pjesë në seancë për t’u ndihmuar mijërave qytetarëve

Maqedonia

Skandal: Ziadin Sela dhe Afrim Gashi nuk marrin pjesë në seancë për t’u ndihmuar mijërave qytetarëve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:34
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi

Sot në Kuvendin e RMV-së u zhvillua seanca për votimin e pakos së 5 dhe 4 të masave ekonomike!

Opozita e bashkuar VMRO-ASH-AA dhe e Majta për muaj me radhë kanë bllokuar këto ligje e që janë në dëm të qytetarëve, duke lënë mbi 16.000 puntorë pa paga për dy muaj me radhë.

Mirëpo, më skandaloz që ka ndodhur sot, është fakti se liderët e opozitës shqiptare, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi nuk po marrin pjesë në seancën në fjalë, derisa ka edhe deputet të infektuar me COVID që janë paraqitur në Kuvend me skafander, vetëm me qëllim që të votojnë ligjet me rëndësi për qytetarët.

Ky veprim është kulmi i papërgjegjësisë së tyre, duke lënë dhjetëra mijëra qytetarë pa paga, e ndërkohë paguhen me paga të majme si deputet nga taksat e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat