A po tërhiqet Shekerinska nga LSDM? I ka thënë organizatës komunale se nuk do të kandidojë më

Maqedonia

A po tërhiqet Shekerinska nga LSDM? I ka thënë organizatës komunale se nuk do të kandidojë më

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:32
Radmilla Shekerinska

Bburime të media brenda Lidhjes Socialdemokrate mëson se kryetari i tyre, Zoran Zaev dëshiron që nënkryetaren e partisë, aktualisht edhe Ministrie e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ta dërgojë ambasadore në Uashington. I pyetur nëse vërtetë ajo është emër potencial për këtë pozicion, Zaev shkurt i tha TV21 se “kjo nuk është e vërtetë”. As Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, nuk konfirmon. Vetë Shekerinska thotë se në asnjë moment nuk ka qenë pjesë e debatit për këtë çështje.

 “Bëhet fjalë për vend shumë të rëndësishëm. Për vend që veçanërisht bëhet domethënës kur kemi parasysh se Presidenti (SHBA) i ri i zgjedhur vjen me një politikë të re më aktive edhe për Ballkanin, por do të lejoni se kjo është çështje që nuk diskutohet përmes deklaratave, por fillimisht në kuadër të Ministrisë, pastaj Qeverisë dhe kuptohet në bashkëpunim me Presidentin (RMV)”, u shpreh Radmilla Shekerinska – nënkryetare e LSDM-së.

Po nëse ende nuk ka diçka zyrtare për emërimin e Shekerinskës ambasadore, ajo tashmë e ka vendosur se nuk do të rikandidojë për pozitë në Lidhjen Socialdemokrate, e cila pas disa javësh do të ketë kongres zgjedhor, ndërsa tani organizatat partiake komunale janë duke bërë propozimet e tyre për emra.

 “Mora një pyetje nga ana e organizatës sime komunale nëse jam kandidate? U thash se nuk jam. Kjo sepse vlerësoj se me të vërtetë edhe LSDM-ja, po edhe skena politike e RMV-së, shkon përpara kur vazhdimisht prodhon edhe kuadro të reja”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Për kohë të gjatë Maqedonia e Veriut nuk ka ambasador në Uashington dhe në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Për këtë të fundit përflitet emri i ish-ministrit të brendshëm, profesorit, Lubomir Fërçkovski, e kjo pasi dështoi emërimi i tij si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat