MASH: Ne ofrojmë siguri ekonomike dhe ligjore për stafin mësimdhënës dhe profesional në shkolla, ndryshime të reja ligjore për ngritjen e motivimit për punë

Maqedonia

MASH: Ne ofrojmë siguri ekonomike dhe ligjore për stafin mësimdhënës dhe profesional në shkolla, ndryshime të reja ligjore për ngritjen e motivimit për punë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:43
Carovska

Në mënyrë që të rritet motivimi për punën e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e procesit arsimor, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime të reja ligjore të cilat ofrojnë siguri ekonomike dhe juridike të stafit mësimdhënës dhe profesional.

Ndryshimet në Ligjin për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesionalë janë tashmë në procedurë parlamentare dhe ato parashikojnë që tani e tutje, të gjitha punësimet e reja në shkolla do të jenë drejtpërdrejt për kohë të pacaktuar. në vend të praktikës aktuale të presë dy vjet për të filluar proces të transformimit, si dhe të gjithë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë të cilët aktualisht janë të angazhuar për periudhë të caktuar kohe, gjithësej 4,800 personash do të marrin vendim me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për punësim të përhershëm nëse plotësojnë kërkesat ligjore.

Me këtë , shqetësimet do të zvogëlohen ndjeshëm për largimin nga puna para punësimit të transformohet në kohë të pacaktuar. Gjithashtu siguron vazhdimësi në realizimin e mësimdhënies, e cila është e rëndësishme për mësimdhënësin, por edhe për nxënësit të cilët nuk do të interesohen nëse mësimdhënësi tjetër do t’i mësojë nga viti i ardhshëm shkollor dhe sdo të ketë nevojë për ri-përshtatje.

Ndryshimet ligjore mundësojnë zhvillimin profesional dhe të karrierës për punonjësit e shkollës, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e punës nga dita e parë e hyrjes në punë të rregullt.Njëkohësishtë , Për herë të parë, përcaktohen ligjërisht përbërësit e rrogës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, me çka mundëson pagesën e shtesave të rrogave për tituj pedagogjikë të fituar më parë si rezultat i suksesit në punë, shtesa për grupin klasorë , përkatësisht udhëheqjen e klasës, për punën në klasë të kombinuar dhe për punën në zonë kodrinore-malore, për të cilën në të kaluarën ka pasur reagime se nuk paguhen nga shkollat.

Rroga e plotë për fond javor jo të plotë të orëve do t’u jepet mësimdhënësve që realizojnë punë edukativo-arsimore sipas plan-programit të miratuar në përputhje me Konceptin për arsimin fillor dhe edukimin, nëse kanë minimumi 10 orë mësimore në javë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe sindikata përfaqësuese në fushën e arsimit pritet të lidhin marrëveshje,e cili përcakton shumën e vlerës së pikës për llogaritjen e rrogës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, e cila lidhet për herë të parë dhe do të rritet me çdo rritje të rrogës minimale.
Për pjesën më të madhe, ndryshimet ligjore janë kërkesa të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë dhe pranimi i tyre do të thotë kontribut shtesë në përpjekjet për të rikthyer dinjitetin dhe rëndësinë shoqërore të profesionit të mësimdhënësit .

Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë janë aleatët tanë dhe hallka më e rëndësishme në realizimin e procesit arsimor dhe ne besojmë fuqimisht se në këtë mënyrë kënaqësia nga puna e profesionit të zgjedhur do të rritet ndjeshëm, dhe kjo është nga kushtet kryesore për krijimin e brezave me cilësi më të lartë të nxënësve .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat