Carovska: Digjitalizimi i librave nuk është trend, por nevojë reale e nxënësve

Maqedonia

Carovska: Digjitalizimi i librave nuk është trend, por nevojë reale e nxënësve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:24
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se e gjithë reforma në arsim fokusohet te nevojat e nxënësve dhe se ndryshimet e paralajmëruara sjellin sfida edhe për prindërit edhe për nxënësit.

“Nxënësit në atë moshë kanë nevojë për mjete bashkëkohore, të cilat për një periudhë 20 vjeçare do t’u nevojiten në mënyrë që të menaxhojnë me sfidat që do t’i kenë”, tha Carovska.

Sipas saj, është e pakuptimtë të ndahet shoqëria nëse është për ose kundër digjitalizimit për shkak se e gjithë bota po digjitalizohet. Shteti dhe sistemi arsimor, thotë Carovska, dëshmuan se për një muaj mund ta transformojnë mësimin dhe tashmë nëntë muaj mësimi zhvillohet në mënyrë të digjitalizuar, diçka që para dy viteve konsiderohej e pamundshme.

“Asnjëherë nuk jemi të sigurt me çfarë sfidash do të ballafaqohen shteti dhe nxënësit tanë në tre, pesë, shtatë vitet e ardhshme. Digjitalizimi nuk është trend, por nevojë”, theksoi Carovska.

Carovska shtoi se për nxënësit janë të mërzitshme përmbajtjet e librave të vjetra dhe të papërshtatshme, të cilat nuk mund t’ua tërheqin vëmendjen.

“Reforma nuk do të thotë edhe hedhjen e librit, kjo është fotografia e gabuar që dikush tenton ta vendos”, tha Carovska duke ju bërë thirrje prindërve të njoftohen dhe t’i ndjekin përgjigjet që i dërgon MASH si institucion kompetent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat