UNSHM-ja mohon se bojkoton mësimin: Çdo nxënës duhet të ketë të drejtë të zgjedhë librin shkollor

Maqedonia

UNSHM-ja mohon se bojkoton mësimin: Çdo nxënës duhet të ketë të drejtë të zgjedhë librin shkollor

Më: 28 prill 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka mohuar informacionet, se janë duke organizuar bojkot të procesit mësimor për shkak të librave digjitalë.

Në njoftimin e tyre, UNSHM-ja vlerësojnë gjithashtu, se thirrjet për bojkot kanë për qëllim të manipulojnë publikun, ndërkaq kanë ftuar autoritetet arsimore t’i arsyetojnë mungesat e sotme.

Kanë dhënë edhe qëndrimin e tyre në lidhje me librat digjitalë. Vlerësojnë se ajo duhet të jetë e drejtë e zgjedhjes për çdo nxënës.

“Duke parë artikujt e shumtë në media që thonë se nxënësit e shkollave të mesme organizojnë bojkot të orëve, kundër dixhitalizimit të librave, UNSHM njofton se nxënësit e shkollave së mesme nuk janë duke organizuar asnjë lloj bojkoti, por ata janë vetëm disa grupe të caktuara që manipulojnë me opinionin publik. Së pari, duhet të themi se nuk kemi nevojë për thirrje të tilla. Sipas informacionit tonë, Dixhitalizimi i librave shkollorë i referohet vetëm klasës IV. Vetëm librat shkollorë të klasës IV do të jenë dixhitalë nga shtatori dhe do të kalojnë shumë vite para se të fillojë procesi i dixhitalizimit të materialeve mësimore në arsimin e mesëm. Qëndrimi ynë është që çdo NXËNËS duhet të ketë të drejtën të zgjedhë se cilin libër shkollor dëshiron të mësojë. Por thirrjet e tilla për bojkot, i manipulojnë dhe dëmtojnë vetëm nxënësit e shkollave të mesme. Shumë nxënës sot janë manipuluar nga grupe të tilla pa ditur saktësisht se çfarë po bojkotohet ose kush e organizon atë, kështu që ne u bëjmë thirrje autoriteteve të arsimit, urgjentisht të JUSTIFIKOJNË mungesat”, thuhet në reagimin e UNSHM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat