Carovska: Fëmijët tanë tani janë analfabet funksional

Maqedonia

Carovska: Fëmijët tanë tani janë analfabet funksional

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:18
Milla Carovska

A janë të përgatitur financiarisht nxënësit për sfidën e digjitalizimit të procesit arsimor, a do të paraqiten dallime klasore mes nxënësve, a është i gatshëm kuadri arsimor dhe si do të ndikojë në aspektin shëndetësorë digjitalizimi në shqisën e shikimit te fëmijët?

Këto janë një pjesë e pyetjeve për të cilat biseduam me ministren e arsimit, Milla Carovska, në emisionin 10 minuta. Carovska thotë se sistem bashkëkohorë nuk ekziston askund në botë, por reforma patjetër të ketë.

 Nuk ka prind i cili nuk dëshiron që fëmijët e tij të mësojnë në kushte bashkëkohore. Por, nëse marrim parasysh se ne prindërit ende blejmë letër tualeti, sapun, e deri te perdet, printerë, televizorë dhe çfarë jo. A janë shkollat financiarisht të fuqishme që t’i përgjigjen kësaj sfide? A munden tu mundësojnë të gjithë nxënësve pajisje elektronike?

“Kjo është njëjtë sikur të më pyesni nëse munden shkollat të sigurojnë dërrasa të zeza, shkumës dhe materiale didaktike. Me procesin e modernizimit të sistemit arsimor, duhet të investojmë. Sistem i përsosur nuk ekziston askund në botë. As sot arsimi nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë në kohë të afërt, por hapin e parë të përmirësimit duhet ta bëjmë. Të gjitha hulumtimet tregojnë se fëmijët tanë mbeten analfabet funksionalë. Tani duhet të detektojmë se ku janë problemet? Problemet qëndrojnë në programet arsimore, së dyti në materialin, librat mësimorë, materialet didaktike, fletat mësimore, pajisjen e klasave dhe trajnimin e mësimdhënësve” deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat