Pisonero: Edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria janë gati për negociata, por vendimi i takon Këshillit

Maqedonia

Pisonero: Edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria janë gati për negociata, por vendimi i takon Këshillit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 06:32
Ana Pisonero

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerimin, Ana Pisonero, konfirmoi se deklarata e eurokomisarit, Oliver Varhei për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës është një skenar i mundshëm, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Pas deklaratës së eurokomisarit Varhei në Shkup dhe në një intervistë për Euronjuz se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria t’i fillojë negociatat nëse nuk ka kompromis unanim në Këshillin e BE-së për Maqedoninë e Veriut, Pisonero sot u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ky është pozicion i Komisioni Evropian.

Ajo theksoi se Komisioni qëndron në pozicionin se të dy vendet janë të gatshme të fillojnë negociata, por që vendimi merret nga Këshilli dhe se është një nga opsionet në teori.

“Pozicioni i Komisionit Evropian është shumë i qartë: ne duam të shohim konferenca ndërqeveritare me të dy vendet, të dyja i përmbushin kushtet që kjo të ndodhë, por Këshilli duhet të bie dakord për kornizën negociuese, atje ndodhemi,” tha Pisonero.

Lidhur me deklaratën e Varheit, zëdhënësja specifikoi se eurokomisari tha se pëlqimi i vendeve anëtare të BE-së është i nevojshëm për ta mbajtur Konferencën ndërqeveritare, një akt që e shënon fillimin zyrtar të negociatave me BE-në.

“Nëse nuk ka marrëveshje për Maqedoninë e Veriut, atëherë ky opsion mund të shqyrtohet,” tha Pisonero, duke e komentuar ndarjen e mundshme të Shkupit dhe Tiranës.

Nëse vendet anëtare vendosin që vetëm Shqipëria duhet t’i fillojë negociatat, Komisioni Evropian nuk do të kundërshtonte këtë qëndrim, shpjegoi Pisonero, sepse vendi tani o plotëson të gjitha kushtet e mbetura.

Kryeministri Zoran Zaev të hënën do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me të cilën pritet të hapet kjo temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat