Hapet pika rajonale për vaksinim në Strumicë

Maqedonia

Hapet pika rajonale për vaksinim në Strumicë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ka filluar me punë sot, pika rajonale për vaksinim masiv në Strumicë, në sallën e sportit në shkollën fillore komunale “Nikolla Vapcarov”.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit Strumicë, Ljubica Miteva, dje në këtë pikë janë dorëzuar 2.500 vaksina “Sinofarm”, kurse vaksinimi është duke rrjedhur pa pengesa që nga ora 08:00 e mëngjesit.

“Krahas vaksinave kineze, kemi edhe 396 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat janë të dedikuara për rivaksinim të personave mbi 70-vjep, kurse sot kanë filluar të vaksinohetn personat që janë paraqitur deri më datën 30 të muajit të kaluar”, tha Miteva.

Në këtë pikë të vaksinimit, parashihen të vaksinohen rreth 500 persona në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat