Presidenti kroat: Bullgaria po hyn në hapësirën intime të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Presidenti kroat: Bullgaria po hyn në hapësirën intime të Maqedonisë së Veriut

Më: 17 maj 2021 Në ora: 20:09
Zoran Milanoviq

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, deklaroi se ai do të kundërshtojë kushtet e vendosura nga Bullgaria për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pas takimit në procesin Brdo-Brioni, Milanoviq vlerësoi se kushtet e vendosura para Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE, janë të pamundura.

“Bëhet fjalë për kushte të pamundura që janë vendosur për negociata me BE dhe ato i referohen përmbajtjes në librat shkollorë të historisë në RMV. Ajo që një anëtar i BE-së po bën aktualisht me Maqedoninë e Veriut, është se po hyn në një hapësirë ​​intime. Një kandidat kërkohet gjatë negociatave të anëtarësimit të përcaktojë gjenezën e tij ose të saj në librat shkollorë të historisë siç kërkohet nga vendi fqinj. Është hyrje në një hapësirë ​​intime dhe nuk duhet të ndodhë”, tha Milanoviq, duke shtuar se ai do ta kundërshtonte hapur këto kushte të Bullgarisë.

Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në Francë, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm, do të prekin të gjitha vendet në rajon që janë në negociata të para-pranimit me BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat