Osmani: Dëbimi i diplomatit nuk do të ndikojnë në raportet mes Shkupit dhe Moskës, rasti është dokumentuar

Maqedonia

Osmani: Dëbimi i diplomatit nuk do të ndikojnë në raportet mes Shkupit dhe Moskës, rasti është dokumentuar

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:39
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komentuar paralajmërimin e Moskës, se do të kundërpërgjigjet ndaj Shkupit, për dëbimin e diplomatit rus.

“Tashmë e kam thënë qëndrimin e tim, se bëhet fjalë për vepra që nuk i përkojnë statusin diplomatik. Rasti është edhe i dokumentuar”, tha Osmani.

Ai ka bërë të ditur, se “Ambasadori rus është njoftuar të martën e kaluar”.

Ka shprehur bindjen, se dëbimi i diplomatit nuk do të ndikojnë në raportet mes Shkupit dhe Moskës.

“Unë shpresoj që ky vendim nuk do të ndikojë në përkeqësimin e raportit mes të dy vendeve”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat