Boçvarski: Do të heqim dorë nga legalizimi i objekteve në pjesët e mbrojtura dhe te shtëpizat

Maqedonia

Boçvarski: Do të heqim dorë nga legalizimi i objekteve në pjesët e mbrojtura dhe te shtëpizat

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:36
Bllagoj Boçvarski

Tërheqje të Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje dhe riformim me precizim çfarë de ku duhet të ndërtohet kërkuan pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në debatin e sotëm publik që e organizoi Komisioni Anti-korrupsion.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se janë të gatshëm që si propozues të ligjit që të pranojnë disa nga vërejtjet, ndërsa disa prej tyrejanë legalizimi në pjesët e mbrojtura.

“Gjithashtu duhet të hiqen nga legalizimi edhe objektet që janë vendbanim i dytë ose shtëpiza, përkatësisht që nuk përdoren si adresë për banim sipas letërnjoftimit”, tha Boçvarski.

Ai shtoi se me këtë dëshmohet se nuk dëshirojnë legalizim të luksit dhe po ashtu ka mendime që objektet me mbi 80 ose 100 metër katror nuk do të legalizohen për shkak se ato shtëpi nuk janë kategori sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat