Shahpanska: Propozim-ligji për barazi gjinore siguron barazi të plotë gjinore

Maqedonia

Shahpanska: Propozim-ligji për barazi gjinore siguron barazi të plotë gjinore

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:44
Jagoda Shahpanska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska në mbledhjen e sotme me Komisionin e Venedikut theksoi se Propozim-ligji për barazi gjinore parasheh tre mekanizma të reja.

“Sekretariati për barazi gjinore si trupi më i lartë që do ta koordinojë punën në institucione, Qendra e cila do të shërbejë si Qendër trajnimi për trajnimin e administratorëve dhe Trupi Nacional Koordinativ”, tha Shahpanska.

Ajo ka thënë se qëllimi i ligjit është sigurimi i plotë i barazisë gjinore dhe krijim të kushteve për realizim për të gjithë njerëzit, pa dallim të gjinisë.

Ministria kë kërkuar nga Komisioni i Venedikut mendim për Propozim-ligjin me qëllim që të përgatitet zgjidhje ligjore me cilësi që do të mundësojë përparimin e barazisë në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat