Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

Maqedonia

Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:43
Milla Carovska

“Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi nga aspekti i infrastrukturës dhe sigurimi i mësimit ineresant dhe kreativ të përqendruar në trajnimin praktik, duke u bërë kështu interesante për nxënësit e shkollës së mesme në të ardhmen”.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme bujqësore – veterinare të vendosur në Komunën e Kisella Vodës e cila hapi parkun ZOO dhe promovoi një sistem akuaponik, i cili nga viti i ardhshëm shkollor do të shërbejë për trajnimin e nxënësve .

“Shkolla vendosi për një koncept interesant të punës dhe përgatitjes së nxënësve këtu brenda vetë objektit, duke përdorur kapacitetet e tyre dhe stafin duke investuar në punëtoritë dhe vendet e tyre për trajnimin praktik të nxënësve . Në fakt, kjo shkollë është e para që ka përmbajtje të tillë, shumë të rëndësishme për krijimin e gjeneratave të përgatitura mirë përmes trajnimit në mjedisin natyror”, tha Carovska, duke shtuar se edhe MASH-i përmes projektit SKILS të financuar nga Banka Botërore vitin e kaluar e ndihmoi procesin modernizimi i shkollës, përmes prokurimit të pajisjeve, mekanizimit dhe instrumenteve të nevojshëm për realizimin e mësimdhënies praktike. “

“Shkolla është plotësisht e përgatitur për mënyrën moderne të arsimit dhe unë pres që të jetë zgjedhje e mirë për nxënësit e ardhshëm të shkollës së mesme, dhe unë me kënaqësi e rekomandoj atë. Profesionet janë deficitarë , dhe arsimi siguron konkurrencën në tregun e punës. Si Motivim – plus janë bursat për nxënësit që regjistrohen në profesione deficitare , ndër të cilat është profesioni bujqësor-veterinar. “Këta nxënës mund të marrin 2200 denarë në muaj ,për 9 muaj të vitit shkollor”, potencoi Carovska.

Ministrja tha se pritjet e saj në të ardhmen janë që nga kjo shkollë të dalin gjenerata edhe më të shumta dhe më të përgatitura të nxënësve të cilët jo vetëm që do të punësohen shpejt, por gjithashtu do të kenë edhe idetë e tyre të biznesit dhe do ti realizojnë të bëhen punëdhënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat