E thotë hapur Kacarska: Asnjë politikan nuk mund të më tregojë si të punoj

Maqedonia

E thotë hapur Kacarska: Asnjë politikan nuk mund të më tregojë si të punoj

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:01
Dobrilla Kacarska

Për rastin e 27 prillit nxirren të pavërteta. Kritika e opozitës është e përditshme,  por asnjë kritikë joreale  e cila nuk është themeluar në fakte, nuk më prek. Politika tek unë nuk ka ndikim, tha sot  kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Ajo para fillimit të tryezës së rrumbullakët në përgjigje të pyetjes së gazetarëve rreth kritikave të VMRO-DPMNE-së, se për kryetare është zgjedhur për shkak të gjykimeve me burg  të cilat i ka sjellë për të dënuarit  në lëndën për hyrje në Kuvend më 27 prill, potencoi se bëhet fjalë për të pavërteta për shkak të të cilave çorientohet opinioni.

“Nuk mund të bëhet fjalë për mbrojtës të popullit të cilët kanë hyrë në Kuvend, në Shtëpinë ligjdhënëse, shtëpinë e demokracisë të rrihen deputetët, gazetarët, policia, ndërsa nga ana tjetër të shikojmë përfaqësues të policisë në pajisje  të kompletuar luftarake si qëndron i shtrirë në kolltuqe përshëndetet dhe përqafohet me persona të maskuar,  mendoj se për opinionin është mjaft e qartë”, tha ajo.

Kacarska shtoi se kritika e opozitës është e përditshme, por asnjë kritikë joreale, e cila nuk është themeluar në fakte,  nuk e prek atë.

“Politika tek unë nuk mund të ndikojë. Nuk ka vend në botë dhe nuk ka politikan i cili nuk dëshiron  të ketë ndikim mbi gjyqësinë. Por, garantoj dhe ju premtoj se asnjëherë asnjë politikan  mua nuk mund të më tregojë si të punoj”, shtoi Kacarska.

Lidhur me zgjedhjet e gjykatësve të rinj, Kacarska deklaroi se nuk ekziston politikan i cili mund t’i paraqitet dhe t’i tregojë si të vendosë për ndonjë lëndë.

“Në punën time gjyqësore atë e kam dëshmuar. Cilët gjykatës do t’i zgjedhin politikanët, për atë mund të flisni me përfaqësuesit e partive politike, shpresoj dhe dëshiroj të zgjedhin profesionistë, gjykatës të ndershëm,  për të cilët aspak nuk është e rëndësishme kush është bartës i nismës,  cila dispozitë është e diskutueshme  dhe ngjashëm. Gjykata kushtetuese  meriton të zgjidhen njerëz jashtëzakonisht profesionist”, shtoi Kacarska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat