Bekteshi: Produktet e Maqedonisë do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa ose me taksa të ulëta doganore

Maqedonia

Bekteshi: Produktet e Maqedonisë do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa ose me taksa të ulëta doganore

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreshnik Bekteshi, Ministri i Ekonomisë, gjatë vizitës së tij në Ukrainë sot njoftoi se produktet e Maqedonisë së Veriut do të eksportohen në tregun ukrainas pa taksa ose me taksa të ulëta doganore.

“Sot, së bashku me zv. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë të Ukrainës, Taras Kaka, kryesuam Sesionin e Tretë të Komisionit Ndërqeveritar sipas Marrëveshjes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Ukrainës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar.

Dëshira jonë e përbashkët është forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh ekonomik midis dy vendeve. Ne ramë dakord për mundësi të reja për liberalizim më të madh tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Miqësia tradicionale midis dy vendeve është një parakusht dhe një bazë e qëndrueshme për bashkëpunim për të vazhduar me një trend pozitiv në periudhën e ardhshme në të gjitha fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën ekonomike”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat