Osmani në takim me Çavushogllun: RMV dhe Turqia janë të lidhura me të njëjtat vlera

Maqedonia

Osmani në takim me Çavushogllun: RMV dhe Turqia janë të lidhura me të njëjtat vlera

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 10:21
Osmani në takim me Çavushogllun: RMV dhe Turqia janë të lidhura me të njëjtat vlera

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, në kuadër të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, pjesëmarrës në Procesin për Bashkëpunim të Evropës Juglindore, që mbahet në Antalia, Turqi.

Siç njoftojnë nga MPJ, ministrat arritën në përfundim se që të dy vendet kultivojnë miqësi të gjatë dhe të ngushtë, pa ndonjë çështje të hapur, ndërsa si aleatë të NATO-s, janë të lidhura me të njëjtat vlera e në aspektin paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në takim, kujdes i veçantë iu kushtua bashkëpunimit jashtëzakonisht të mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve, me çka Ministrat u angazhuan në aktivitete që do të kontribuojnë drejt thellimit të lidhjeve të biznesit dhe tregtisë. Turqia si një nga investitorët më të mëdhenj në vend, është me interes të veçantë për ne, dhe në këtë kontekst, Osmani e informoi Çavushogllun për vendimin për të dërguar këshilltar ekonomik, i cili në kuadër të Ambasadës sonë në Ankara, do të punojë veçanërisht në avancimin e bashkëpunimit ekonomik”, thonë nga MPJ.

Në fund theksojnë se shefat e të dy diplomacive biseduan edhe për bashkëpunimin në fushat e arsimit, mbrojtjes, kulturës, turizmit, por edhe për luftën kundër terrorizmit dhe formave të ekstremizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat