Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

Maqedonia

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti I komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuentim I shtuar I automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 20 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim I kujdesshëm I automjeteve, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo posaçërisht u referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat