Maqedoni- Policia gjobit 176 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Maqedonia

Maqedoni- Policia gjobit 176 shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmë nga 22:00 deri në ora 03:00 është zbatuar aksion kontrollues në gjithë territorin e Maqedonisë për dënim të shoferëve që kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Gjatë aksionit janë gjobitur 176 shoferë, ndërsa ata janë përjashtuar nga komunikacioni menjëherë.

Pjesa më e madhe e shoferëve që kanë vozitur në gjendje të dehur kanë qenë nga Shkupi 44, Manastiri 24, Shtipi 18 dhe Ohri.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat