Maqedoni- Dy viktima dhe 3 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Maqedoni- Dy viktima dhe 3 raste të reja me COVID-19

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.601 testime për coronavirus, ndërsa 3 raste kanë rezultuar pozitiv.

Të tre rastet e reja janë në qytetin e Shkupit.

Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, njëri nga Shkupi (76) dhe njëri nga Kumanova (75).

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 15 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka shkuar në 155.627, prej të cilëve 149.877 janë shëruar, ndërsa 5.477 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (21 qershor) është 273.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat