Maqedoni, nëpërmjet plazmës, nga Covid-19 janë shëruar 1431 pacientë

Maqedonia

Maqedoni, nëpërmjet plazmës, nga Covid-19 janë shëruar 1431 pacientë

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot u takua me një pjesë të dhuruesve të plazmës kovaleshente, nga e cila deri tani janë siguruar gjithsej 1732 njësi dhe janë trajtuar 1431 pacientë.

“Këto njerëz human janë vetëm një pjesë e vogël e dhuruesve të plazmës kovaleshente, të cilët me bujarinë e tyre shpëtuan jetë njerëzish në pandemi”, shënoi ministri në “Fejsbuk”.

Nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit informojnë se nga 1732 njësi të plazmës kovaleshente, 157 njësi janë mbledhur përmes procedurës së aferezës ndërsa të tjerat përmes dhurimit standard.

“Me aktin e tillë më të lartë të humanitetit, qytetarët të cilët janë shëruar kishin mundësi t’u ndihmojnë atyre të cilët për momentin luftojnë me koronavirusin. Përmes plazmës së dhuruar kovaleshente, antitrupat e pacientëve të shëruar shfrytëzohen në zhdukjen e sëmundjes te personi tjetër me Kovid-19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje sqarojnë se personi dhurues i plazmës kovaleshente duhet të ketë dëshmi laboratorike të dokumentuar se ka qenë i sëmurë nga Kovid-19, të jetë minimum 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet test plotësues për vërtetim se nuk ka prani të virusit.

“Përkujtojmë se Instituti për Mjekësi të Transfuzionit është i arritshëm në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar të cilët i plotësojnë kushtet për dhurues, mund të paraqiten për informacione të detajuara dhe termin në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit, ta tregojnë humanitetin e tyre dhe të ndihmojnë në mjekimin e të sëmurëve tjerë me Kovid-19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat