Maqedoni: Shkelën orën policore, 26 persona gjobiten me nga një mijë euro

Maqedonia

Maqedoni: Shkelën orën policore, 26 persona gjobiten me nga një mijë euro

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Prokuroria Publike në Manastir deri te Gjykata Themelore në Manastir ka propozuar që të shqiptohen urdhra ndëshkues kundër 26 personave për veprën penale – Mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore në kohë të epidemisë sipas nenit 206 të Kodit Penal.

“Të akuzuarit, në ngjarje të ndryshme juridike-penale, janë kapur duke mos respektuar orën policore.

Në kundërshtim me rregullat në fuqi ku është caktuar ndalesë e lëvizjes për popullsinë si masë për parandalim të shpërndarjes e koronavirusit, ata kanë qarkulluar pa leje”, thuhet në njoftim.

Për secilin për të akuzuarit, Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka kërkuar që të shqiptohen gjoba në lartësi prej 100 gjobave ditore, ku një gjobë kap vlerën prej 10 eurosh apo gjithsej me nga 1.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat