Masakra e Serbrenicës, Ahmeti: Mos ta harrojmë kurrë, me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet

Maqedonia

Masakra e Serbrenicës, Ahmeti: Mos ta harrojmë kurrë, me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2021 Në ora: 19:48
Foto

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në 26 vjetorin e masakrës së Serbrenicës ka thënë se të kaluarën nuk guxojmë të harrojmë asnjëherë, por që përherë ta kujtojmë me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet.

Sipas tij, çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.

Postimi në Facebook:

Drithërimat e zërave të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë vazhdojnë të buçasin fuqishëm në ndërgjegjen e gjithsecilit nga ne, duke bërë që të kaluarën mos të guxojmë të harrojmë asnjëherë, por që përherë ta kujtojmë me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet.

Pothuajse çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.

Këto tragjedi që kombi ynë për fat të keq i ka përjetuar shumë shpesh, na detyrojnë që në maksimum të angazhohemi për paqe dhe për siguri pasi që në hasmëri të përjetshme nuk jetohet.

#Srebrenica

#AsnjëherëMë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat