Stoev: Dialogu Sofje-Shkup duhet të vazhdojë

Maqedonia

Stoev: Dialogu Sofje-Shkup duhet të vazhdojë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:17
Svetlan Stoev

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetlan Stoev thotë se dialogu mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë në të ardhmen, në mënyrë që të realizohet qëllimi i përbashkët që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Stoev theksoi se në takim me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut në Forumin në Dubrovnik, zv.ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Rumen Aleksandrov ka propozuar që bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë dhe të mos humbet kohë në dialogun bilateral.

“Aleksandarov për momentin është në Slloveni, nga ku është edhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, dhe nëse ai kërkon, do të mund të bisedojë me kolegun e tij bullgar. Emocionet janë pengesë, duhet të ndërtohet politikë pragmatike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë”, potencoi Stoev.

Ai theksoi se ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut është një nga zgjidhjet e problemeve me pjestarët e bashkësisë bullgare në Maqedoni.

“Ne e trajtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet sovran, me respekt, por vendi, sipas tij, duhet ta shohë realitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat