Slagjana Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve

Maqedonia

Slagjana Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:35
Kryetarja e Transparency, Slagjana Taseva

Kryetarja e Transparency, Slagjana Taseva thotë se sa po të afrohen zgjedhjet, ashtu edhe rritet numri i konkurseve për punësim dhe se kjo ndikon në trupin votues. Muajin e kaluar janë shpallur 151 konkurse prej të cilave 113 kanë qenë për komunat.

“Është e thjeshtë, shfrytëzim i mundësisë që të ndikohet në opinionin publik përmes shpenzimit të parave publike dhe përmes rritjes së mundësive pvr punësim”, tha Taseva.

Anti-korrupsionerja, Ivanovska thotë se ky trend do të mund të ndalohet vetëm nëse punësohen profesionistë në vend të kuadrove partiak.

“Unë personalisht mendoj se nëse administrata shtetërore siguron punësim të profesionistëve të cilët nuk janë anëtarë të partisë. Aty e shoh daljen, atëherë ndoshta njerëzit do të motivohen, përkatësisht ushtarët partiak nuk do të motivohen për t’u punësuar”, tha Biljana Ivanovska.

Nuri Bajrami nga Komisioni Anti-korrupsion tha se vetëqeverisjet lokale janë të mbushura me njerëz të angazhuar përmes agjencive privat dhe që mbahen në kundërshtim me ligjin. Për këtë shkak ai kërkon të hiqen agjencitë nga sektori publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat