Nga Covid-19 nuk ka vdekur asnjë person që ka pranuar dy doza të vaksinës

Maqedonia

Nga Covid-19 nuk ka vdekur asnjë person që ka pranuar dy doza të vaksinës

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se mes të infektuarve të rinj, ka edhe qytetarë të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinës.

Numri i tyre arrin në 96 dhe paraqet 0.02% e qytetarëve të vaksinuar.

Vlerësojnë, se vaksinimi mbron nga format e rënda të sëmundjes, pasi nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje te qytetarët që kanë pranuar dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 330.320 qytetarë që kanë pranuar dy doza të vaksinës, 96 prej tyre kanë qenë pozitivë me Covid-19 pas pranimit të dozës së dytë. Kjo do të thotë se vetëm 0.02% janë infektuar me Covid, që tregon se sa është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen. Nga 96 pozitivë, 56 janë infektuar gjatë periudhës më të vogël se 21 ditë nga dita e pranimit të dozës së dytë. Vetëm 13 nga të vaksinuarit kanë qenë të hospitalizuar. Dy nga ata për momentin gjenden në mjekim dhe janë në gjendje stabile edhe pse njëri nga ata është me sëmundje të rëndë kronike. Nuk ka vdekur asnjë pacient nga Covid-19, i cili ka pranuar dy doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat