Në Maqedoni, Rumania dërgon aeroplan për shuarjen e zjarreve

Maqedonia

Në Maqedoni, Rumania dërgon aeroplan për shuarjen e zjarreve

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Rumania dërgon në Maqedoni avionin C27J të prodhuesit italian Alenia, i quajtur si “Spartan”, i cili njihet për shuarjen e zjarreve për të ndihmuar në përballimin e situatës në vend, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Mbështetje e re nga aleatët e NATO -s në ballafaqimin me zjarre, Rumania dërgon avionë me kapacitet të lartë për të shuar zjarret.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.
E SPONSORUAR
MËSO MË SHUMË
Faleminderit ministrit rumun Nikolae Ionel Cuca që iu përgjigj menjëherë kërkesës sime këtë mëngjes”, tha më herët Radmila Sheqerinska, ministrja e mbrojtjes.

Përndryshe, “Spartan” mund të mbajë gjashtë kontejnerë me nga 1.000 litra ujë. Rumania gjithashtu dërgoi aeroplanin për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Greqi./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat