Kallëzime penale ndaj dy personave, dorëzuan PCR teste të rreme në Aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Kallëzime penale ndaj dy personave, dorëzuan PCR teste të rreme në Aeroportin e Shkupit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dy persona kanë marrë kallëzime penale.

Për shkak të dorëzimit të PCR testeve të rreme në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit.

“Policia parashtroi kallëzim penal kundër G.V (59) dhe G.E (39) për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale ‘falsifikim të dokumentit’ dhe ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë pandemie’”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se më datë 08.09.2021 në Aeroportin e Shkupit gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat