Beqarovski: Të blejmë menjëherë testet e kombinuara që zbulojnë coronavirusin dhe gripin

Maqedonia

Beqarovski: Të blejmë menjëherë testet e kombinuara që zbulojnë coronavirusin dhe gripin

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:24
Niko Beqarovski

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë bën thirrje që të sigurohen teste të kombinuara të shpejta antigjene Covid/InfluenzaA/B Combo test, e cila do ta bëjë shumë më të lehtë të zbulohet nëse një person është i infektuar me covid ose ka infeksion gripi.

Toksikologu thotë se kjo është gjëja më e mirë për të bërë tani para se të fillojë sezoni i gripit.

“Me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit këtë vit, gripi sezonal do të na godasë në mënyrë të pashmangshme.
Prandaj, ndërsa çmimet e testeve ende nuk janë të shtrenjta në bursën botërore, blini menjëherë teste të shpejta të kombinuara antigjene Covid / InfluenzaA / B Combo test, me të cilat në një kohë relativisht të lirë dhe të shkurtër ju mund të diagnistifikoni gripin sezonal. Mbas një muaji mund të jetë tepër vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat