Nisin procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike

Maqedonia

Nisin procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:59
Marko Bislimoski

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se ka filluar me procedurat për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike.

Siç thonë nga KRRE, arsyeja kryesore se pse janë inicuar proceduat qëndron në faktin se furnizuesit Shoqëria e Prodhimit, e Tregtisë dhe e Shërbimeve “MIST ENERXHI SHPKNJP” – Shkup dhe Shoqëria e Tregtisë me Energji Elektrike “U POWER SHPK eksport-import” – Shkup nuk i kanë siguruar me kohë dhe në tërësi sasitë e energjisë elektrike, për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me konsumatorët dhe nuk kanë vepruar tërësisht sipas vendimeve të miratuara paraprakisht nga KRRE-ja, me të cilat iu janë imponuar masa për harmonizimin e punës.

Ndërsa për furnizuesin e energjisë elektrike “Energija Gas End Pauer SHPKNJP” – Shkup, KRRE-ja miratoi vendimin për marrjen e masave, me çka praktikisht furnizuesi duhet të dërgojë dëshmi se e ka siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët.

“MIST ENERXHI dhe U POWER nuk kanë blerë energji elektrike në kohë të caktuar dhe tani kur çmimet e bursës janë rritur, sasitë që ju mungojnë i plotësojnë nga rezervat e MEPSO-s, të cilat janë të destinuara për balancimin e sistemit elektroenergjetik. MEPSO ka alarmuar KRRE-në se është regjistruar angazhim i rritur i paarsyeshëm i energjisë elektrike, e cila përdoret për situata të jashtëzakonshme. Për më tepër, kjo energji elektrike, të cilën furnizuesit e kanë përdorur nga mekanizmi i balancimit, është më e lirë nga çmimi i bursës, me çka prishet konkurrenca dhe rrezikohet stabilitetit i sistemit elektroenergjetik. KRRE-ja vazhdimisht po e përcjell gjendjen dhe para një muaji kërkoi nga këta furnizues që të dërgojnë (dëshmi se kanë siguruar energji elektrike) nominime në përputhje me nevojat e konsumatorëve të tyre, por deri në skadimin e afatit nuk kanë vepruar dhe për këtë shkak kemi filluar me procedurën e marrjes së licencave”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Nga KRRE gjithashtu informojnë se kanë miratuar vendime, me të cilat detyrohet furnizuesit “Solarpro holding SHPKNJP”, “Vangard SHPK Shkup” dhe E”nerxhi Aktive import-eksport SHPKNJP Shkup”, t’i informojnë plotësisht konsumatorët për të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Kemi regjistruar informata të pjesshme dhe përpjekje për manipulim nga ana e furnizuesve sa i përket konsumatorëve. Në këtë mënyrë, një pjesë e furnizuesve kanë filluar me ndërprerjen e kontratave me kompanitë vendore, ministritë, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera dhe kanë tentuar t’iu dërgojnë fatura me çmime të reja. Dua të theksoj se përmes ligjeve dhe rregulloreve të miratuara, konsumatorët janë të mbrojtur dhe furnizuesi nuk guxon ta ndryshojë çmimin nga kontrata përderisa zgjat periudha e ndryshimit të furnizuesit, respektivisht derisa nuk lidhet kontratë e re. Furnizuesi është i obliguar t’a faturojë dërgesën e rrymës deri te konsumatori në përputhje me çmimin që qëndron në kontratën e furnizimit. Në rast se atë nuk e bën dhe manipulon, KRRE-ja do të fillojë me procedurat përkatëse. Dua të theksoj se këto devijime në çmime janë regjistruar në tregun e lirë me shumicë, ndërkaq çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil dhe i garantuar nga prodhuesi vendor ESM (CEMV). Furnizuesi universal e ka siguruar energjinë e nevojshme”, deklaroi Marko Bislimoski.

Ai shtoi se KRRE-ja do ta informojë Komisionin e Mbrojtjes së Konkurrencës për vendimet e miratuara dhe procedurat e hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat