Ministri Bekteshi në përkrahje të Nebi Rexhepit, Komuna e Vrapçishtit do të ketë zhvillim ekonomik

Maqedonia

Ministri Bekteshi në përkrahje të Nebi Rexhepit, Komuna e Vrapçishtit do të ketë zhvillim ekonomik

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 22:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot qëndroj për vizitë nëkomunën e Vrapçishtit nga ku shprehi mbështetjen e pa rezervë për bashkëpartiakun e tij, kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit Nebi Rexhepi

Bekteshi dhe rexhepi vizituan disa kompani që operojnë në komunën e Vrapçishtit ata i priti pronari i Fabrikës për përpunimin e hekurit “MUJO”, Kompania e roletave “TORINO ROLET” ssidhe Fabrika për përpunimin e mermerit dhe granitit “BEK GRANIT”.

Në takimin e sotëm Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shreh se do të mbështesin idenë,konceptin,vizionin dhe projektet e Nebi Rexhepit duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

Rexhepi tha se në qeverisjen katër vjeçare zotohet se do ti mbështes kompanitë vendore dhe do të jetë një urë lidhëse mes tyre dhe shtetit për qëllim të përfitimeve nga projektet e ndryshme me çka do të ketë zhvillim të kompanive në vendbanimet tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat