A do të paguajnë qytetarët 15 denarë për një qese plastike?

Maqedonia

A do të paguajnë qytetarët 15 denarë për një qese plastike?

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Qeset që tani janë në dispozicion në tregje, edhe pse të deklaruara si të biodegradueshme, megjithatë janë ende larg kësaj. Nisma “Stop qeseve plastike” thotë se këto janë qese plastike të zakonshme me aditivë.

“Si hapi tjetër i ministrisë, jo vetëm që e miratuan ligjin, por gjithashtu miratuan rregullore që do të rregullojë standardin për biodegradueshmërinë dhe qeset e reja plastike të jenë vërtet të biodegradueshme, sipas standardeve evropiane dhe botërore dhe kështu do të ndotin mjedisi shumë më pak. Por, mbi të gjitha, parandalimi i mbeturinave duhet të jetë në krye, të përdoren sa më pak qese plastike dhe kështu mjedisi mbrohet”, tha Snezhana Vasilevska- nisma “Stop për qeset e plastikës”.

Këto qese nuk lejohen të përdoren në vendin tonë, sepse do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis me dekompozimin e mikro-plastikës, paralajmërojnë nga nisma.

Sipas Vasilevskës, opsioni për të blerë qese për 15 denarë do t’i dekurajojë qytetarët të bëjnë pazar me qese pikërisht për shkak të çmimit. Ajo beson se kjo nuk është për të dëmtuar standardin e jetesës së qytetarëve, por për të ndryshuar shprehinë dhe për të bërë pazar për mjedis më të mirë. Megjithatë, disa nga qytetarët do të vazhdojnë të blejnë me qese plastike, ndërsa të tjerë thonë se do të përdorin torba.

“Do të bëjmë pazar përsëri me qese. Pse? – Epo, është më afër kasës, nuk mund të mbash torbë me vete …. Edhe qeset edhe shishet janë prej plastike. Gjysma e ushqimit është e paketuar në plastikë.

“Do të blej, do të blej. – Pse me qese plastike? – Sepse në mbarë botën blihet me letra letre. – Por nuk janë të mira për mjedisin jetësor, kështu thonë ata. “Le ta mendojnë përgjegjësit”.

“Sipas sistemit evropian, najloni nuk duhet të përdoret. – A do të bëni pazar me najlon? “Jo, unë kam torbën time”.

“A do blini përsëri qese në shitore? –Do blej pse jo. –Një qese do kushtoj 15 denarë? – Epo çfarë të bëjmë. Do përdorim shporta, torba të vjetra, ashtu do jetë më mirë. Do përdoret dhe pastaj lahet e thahet”.

Nga 1 dhjetori do hyjë në fuqi ndalesa për përdorim të qeseve plastike, me opsion të blihen qese bio degraduese për 15 denarë. Do të ndalohet edhe përdorimi i plastikës për përdorim të njëhershëm nëpër hotele si dhe në zonat e mbrojtura siç janë Kodra e Diellit, Mavrova, Pelisteri dhe Galiçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat