Ministri Besimi: MF i vazhdoi përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike

Maqedonia

Ministri Besimi: MF i vazhdoi përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 20:54
Fatmir Besimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, lidhur me Raportin e publikuar të Komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, theksoi se Ministria vazhdon me përpjekjet për përmirësim të transparencës në menaxhimin me financat publike.

Në pjesën e politikës ekonomike. Besimi në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se Propozim-ligji për buxhet organik është në procedurë kuvendore dhe parasheh vendosje të rregullave fiskale, trup të pavarur për mbikëqyrje fiskale dhe kornizë afatmesme buxhetore. Lidhur me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies të transaksioneve buxhetore, Ministria e Financave në ueb-faqen e vet vendosi Numërues fiskal dhe Kalendar fiskal.

“Për konsolidimin e borxhit publik në afat të mesëm Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike 2021-2025 është në proces të konsultimeve në Qeveri. Plani do të kërkojë mënyra inovative për mobilizimin e investimeve private. U vendos Mekanizëm i efikasitetit të shpenzimeve kapitale – KAPEF për rritjen e realizimit të buxhetit”, shkruan ministri.

Ai shtoi se efekti parësor nga rezultati i politikës fiskale për lehtësimin e pasojave socio-ekonomike nga pandemia e KOVID-19 është i kënaqshëm, ndërsa masat e parapara sa i përket pakove të pagave dhe krijimit të vendeve të reja të punës rezultuan të jenë adekuate.

Vendi me qëllim që t’i përzgjedh masat më adekuate për reformat strukturore, filloi të zhvillojë kapital për vlerësimin e ndikimeve ekonomike, sociale dhe ekologjike të politikave ekonomike.

“Programi për reforma ekonomike për periudhën 2021-2023 u parashtrua në kohë. Vendi u cilësua si më i miri sa i përket zbatimit të treguesve të politikave të miratuara në Dialogun e përbashkët ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në muajin maj të vitit 2020”, shtoi ai.

Sipas Besimit, Ministria e Financave vazhdoi me përpjekjet lidhur me përmirësimin e transparencës në menaxhimin e financave publike. Ai thotë se është miratuar portali Financa të hapura, me të cilin sigurohen informata për transaksionet e kryera nga Komunat.

Ministri Besimi informoi se Ministria e Financave vendosi vegël të re për transparencë sa i përket borxhit publik, ndërkaq sistemi për financa publike u promovua si një nga prioritetet e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat