Në një Kopshtë Zoologjik filmohet një vajzë duke shqetësuar arushat duke rrezikuar edhe jetën

Maqedonia

Në një Kopshtë Zoologjik filmohet një vajzë duke shqetësuar arushat duke rrezikuar edhe jetën

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Kopshti Zoologjik i Shkupit publikoi një video ku shihet një vajzë e cila shqetëson arushat duke rrezikuar edhe jetën e saj personale.

“Do të ketë denoncim për shkak se një sjellje e tillë nuk është e lejuar”, thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.

Sipas tyre, mjafton edhe një minutë që mos ketë asnjë person afër dhe të ndonjë një incident.

“Pikërisht përmes fushatave edukative arritëm ta ngrisim vetëdijen për pjesën më të madhe të vizitorëve, por ka edhe raste të izoluara që meriton të dënohet”, thonë nga KZSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat