Ahmeti për aksidentin tragjik në Bullgari: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm

Maqedonia

Ahmeti për aksidentin tragjik në Bullgari: Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Ali Ahmeti

Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Kështu ka reaguar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Ahmeti në këto çaste të rënda pikëllimi e dhimbjeje, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të të lënduarve.

“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë.

Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar Ahmeti në “facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat