Humbi djalin në aksidentin në Bullgari, rrëfimi i nënës: Bashkëshorti më tha unë shpëtova, por djali na la

Maqedonia

Humbi djalin në aksidentin në Bullgari, rrëfimi i nënës: Bashkëshorti më tha unë shpëtova, por djali na la

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Hikmete Aliti

Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti, ndërsa bashkëshorti, Orhan Aliti ka arritur të shpëtojë.

Rrëfimi i saj është mjaft i trisht, ajo thotë se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtoj, por për fat të keq jo edhe i biri.

“Bashkëshorti është në spital i ka unazat e thyera dhe këmbën do të bëhet operacion, por Visarin sën e ka shpëtuar.

Ai ka kërcyer i pari, sa mujta bërtita Visar, Visar s’dëgjohej zhurmë madhe nuk dëgjohej. U dëgjova, tha unë shpëtova por djalin e kemi të humbur.

Unë kam ardhur nga Belgjika me djalin e dytë”, ka deklaruar Hikmete Aliti, raporton SHENJA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat