Panovski: Kanë vdekur tetë persona të cilët kanë pasur COVID-19 më herët dhe 400 të cilët janë vaksinuar

Maqedonia

Panovski: Kanë vdekur tetë persona të cilët kanë pasur COVID-19 më herët dhe 400 të cilët janë vaksinuar

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:15
Nikolla Panovski

Mikrobiologu Nikolla Panovski në emisionin “Sami Vistina” theksoi se më shumë kanë humbur jetën nga coronavirusi persona të cilët janë vaksinuar se sa ata që kanë kaluar COVID-19.

“sa humbën jetën nga ata që e kanë pasur COVID-19 – 8. Sa vdiqën nga të vaksinuarit të cilët kanë për 5.5 herë më shumë antitrupa – rreth 400”, tha Panovski.

Sipas tij ky është dallimi dhe se imuniteti i vaksinës zgjatën 6 muaj aq sa kur ke qenë i infektuar.

“Nuk them të mos vaksinohen dhe bëj thirrje për vaksinim, por nuk mund të kufizohen personat që janë infektuar. Asnjë nga ata që kanë pasur këtë infektim nuk janë infektuar në gjashtë muajt e parë”, tha Panovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat