Një ekip prej gjashtë hetuesve nga Shërbimi Kombëtar për Hetime në Bullgari dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale në Pernik do të shkojnë në Maqedoninë e Veriut ku do të merren me procedurën parahetimore për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 45 persona.
Këtë e bëri të ditur Siika Mileva, zëdhënëse e prokurorit publik të Bullgarisë.
“Në këtë drejtim kryeprokurori nga Bullgaria, Ivan Geshev, do të dërgojë në Shkup prokurorë dhe hetues nga ekipi të cilët do ta dorëzojnë kërkesën për ndihmë juridike deri në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke pasur parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i marrë dokumentet e nevojshme”, tha Mileva.