Spasovski: Spekulime janë informacionet se ka pasur tuba me derivate të naftë në autobusin e “Besa Trans”

Maqedonia

Spasovski: Spekulime janë informacionet se ka pasur tuba me derivate të naftë në autobusin e “Besa Trans”

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme për BTV-në bullgare tha se spekulimet në opinion për tuba me benzinë, piroteknikë vetëm se dëmtojnë hetimin dhe nuk ndihmojnë.

Ai tha se sipas informacioneve që posedon, nuk bëhet fjalë për tuba benzine dhe se beson tek organet hetuese bullgare.

:Hetimi do t’i vërtetojë të gjitha faktet, ndërsa të dhënat më të rëndësishme do të vijnë nga organet bullgare. Ne duhet ta vërtetojmë arsyen për aksidentit nëse kjo ka ndodhur nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i automjetit”, tha Spasovski.

Ai shtoi se Drejtoria Doganore dje ka ndërmarrë veprime për zbardhjen e procedurave dhe dy doganierë janë suspenduar nga puna.

“Nevojitet hetim me detaje dhe përgjegjësi penale për secilin”, tha Spasovski.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat