Lëvizja Besa: Shembulli i heqjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Lëvizja Besa: Shembulli i heqjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Nga Lëvizja Besa sot përmes një komunikate kanë përshëndetur vendimin e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve.

Nga kjo parti kërkojnë që shembulli i tillë të ndiqet edhe nga Maqedonia e Veriut.

“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja BESA konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitiv drejt integrimit të vendit në BE”, thonë nga Lëvizja Besa.

Në Elbasan të Shqipërisë u mbajt sot mbledhja e rregullt e dy qeverive shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa pas mbledhjes u nënshkruan 13 marrëveshje./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat