Edhe tre të mbijetuar të aksidentit të autobusit në Bullgari pritet të kthehen në Shkup

Maqedonia

Edhe tre të mbijetuar të aksidentit të autobusit në Bullgari pritet të kthehen në Shkup

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Edhe tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali “Pirogov” .

Dhe të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.

Përndryshe, aksidenti i autobusit të Besa Trans Shkup u aksidentua më 23 nëntor nga udhëtimi prej Stambollit për në Shkup, ku humbën jetën 45 persona kurse 7 u lënduan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat