Maqedoni, vazhdojnë kontrollet dhe gjobat për vozitësit që tejkalojnë shpejtësinë

Maqedonia

Maqedoni, vazhdojnë kontrollet dhe gjobat për vozitësit që tejkalojnë shpejtësinë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë gjobitur gjithsejtë 255 shoferë.

Dhe atë 24 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara.

Ndërsa dy automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara.

Sipas njoftimit të MPB-së 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 170 jashtë zonës së banuar”, thonë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat