Bujar Osmani: Kufomat nga aksidenti në Bullgari pas transportit në aeroport, do të dërgohen në shtëpitë e tyre

Maqedonia

Bujar Osmani: Kufomat nga aksidenti në Bullgari pas transportit në aeroport, do të dërgohen në shtëpitë e tyre

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 06:50
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se të gjitha viktimat e aksidentit të autobusit në Bullgari së pari do të dërgohen në aeroportin e Shkupit, e më pas në shtëpitë e tyre apo në varreza.

“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza”.

” Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen drejtë në shtëpitë e tyre apo në varreza varësisht prej kërkesës së familjarëve”.

“Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që të dorëzohen para namazit të Xhumasë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat