Qeveria bullgare: Nuk do ta heqim veton për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Qeveria bullgare: Nuk do ta heqim veton për Maqedoninë e Veriut

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:45
Ilustrim

Bullgaria ka vendosur të mos e ndryshojë qëndrimin e saj, pra të mos tërheqë veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por nga ana tjetër është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit, njoftoi sot qeveria tranzitore bullgare , raportoi BGNES.

Siç thuhet në deklaratë, Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Kuvendit Kombëtar të datës 10 tetor 2019 për zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, si dhe Marrëveshjes Kornizë për perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Miratuar nga Këshilli i Ministrave më 9 tetor 2019 dhe mbështetur nga Deklarata e Asamblesë Kombëtare e datës 10 tetor të po këtij viti.

Sipas njoftimeve, këtë qëndrim Bullgaria do ta mbrojë në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat