Micevski: Prisja nga BDI si parti e gjelbër ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë

Maqedonia

Micevski: Prisja nga BDI si parti e gjelbër ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:11
Nikolla Micevski

Koordinatori i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski është i befasuar se Ministria e Arsimit do t’i takojë BDI-së.

“Më befason deklarata e sotme se arsimi do t’i takojë BDI-së, për shkak se prisja nga partia e cila promovon agjendë të gjelbër nuk do t’i shmanget Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa tani dëgjojmë se ajo ministri do t’i takojë LSDM-së”, tha Micevski.

Sipas tij, e gjithë kjo vjen për shkak se kjo qeveri nuk bazohet mbi parime dhe perspektiva evropiane, por vetëm në ndarje të funksioneve dhe tenderëve.

Ndryshe, ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administartës, Jeton Shaqiri tha se do të jetë ministër i ardhshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat