Drejtorja e Inspektoratit tregon se sa do të jenë gjobat për personat që nuk e respektojnë ditën e diel si ditë jopune

Maqedonia

Drejtorja e Inspektoratit tregon se sa do të jenë gjobat për personat që nuk e respektojnë ditën e diel si ditë jopune

Më: 2 janar 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Inspektorët e Punës sot janë në terren dhe po kontrollojnë nëse respektohet Ligji për marrëdhënie pune që po e definon ditën e diel si të jopune për 92 për qind të punëtorëve.

Drejtorja e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska në deklaratë për TV21 thekson se të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin dhe punojnë gjatë ditës së sotme do të shqiptohen masa.

“Instruktorët janë në teren dhe ne para se të gjithash punojmë në mënyrë edukative, varësisht nga situata, megjithatë për të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të ketë sanksione”, tha Simevska.

Ajo thekson se gjoba është prej 800 deri 10.000 euro për personat juridik, ndërsa për personat fizik nga 50 deri 500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat