Talat Xhaferi i reagon Ilire Dautit: Nuk bëj shkelje, lexoje Rregulloren deri në fund

Maqedonia

Talat Xhaferi i reagon Ilire Dautit: Nuk bëj shkelje, lexoje Rregulloren deri në fund

Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:05
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka reaguar pas kritikave të deputetët opozitare Ilire Dauti.

Xhaferi tha se Dauti citon nene të gabuara nga Rregullorja, pasi procedura e zgjedhjes së Qeverisë ka rrjedhë ndryshe nga pikat e tjera.

Thotë se në vend të nenit 80 dhe 85, duhet të thirret neni 112.

“U thirrët në dy norma të gabuara. Neni 80 dhe neni 85 nga Rregullorja sa i takon seancave të rregullta për pika në procedurë. Seanca e 60-të është thirrur në përputhje me dispozitat për zgjedhjen e Qeverisë dhe sa i takon diskutimeve, për të cilat folët ju (Ilire Dauti) nuk vlejnë nenet 80 dhe 85, por dispozita 112, paragrafi 2 i cili thotë: “Pas programit të mandatarit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë, Kuvendi zhvillon diskutim dhe ai zgjat më së shumti dy ditë. Paragrafi tjetër thotë se radhitja e deputetëve që do të marrin pjesë në diskutim e përpilon kryetari i Kuvendit në mënyrën që do të sigurojë pjesëmarrje në diskutimin e deputetëve të partive të ndryshme të përfaqësuara në Kuvend. Do të thotë, kur citoni Rregulloren, lexojeni deri në fund, sepse ka çështje që janë të rregulluara në mënyrë strikte”, tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu ka deklaruar se nëse thirret në diskutimin e djeshëm, për numrin e deputetëve që kanë mbajtur fjalim dhe kanë replikuar, raporti mes tyre varësisht grupeve parlamentare që u takojnë, është:

“Deri në ora 18:30 fjalim kanë mbajtur 14 deputetë dhe kanë replikuar 18 deputetë. Proporcioni është – 5 deputetë nga VMRO-DPMNE-ja si opozitë, 5 deputetë nga LSDM-ja si shumicë ma e madhe, dy deputetë nga Aleanca dhe dy deputetë nga BDI. Unë sot duhet të vazhdoj me ritmin e njëjtë, të mbaj llogari për raportin e pjesëmarrjes. Nuk ka asnjë shkelje të Rregullore, por është çështje perceptimi dhe asaj se si ju e lexoni Rregulloren”, shtoi Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat