Velkovski: Në vitin 2021 investimet e huaja direkte kanë qenë mbi 300 milionë euro

Maqedonia

Velkovski: Në vitin 2021 investimet e huaja direkte kanë qenë mbi 300 milionë euro

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM përhap të pavërteta dhe gënjeshtra për shumën e borxhit publik, për realizimin e kapitalit vendor dhe investimeve të huaja direkte, tha deputeti i LSDM-së, Dime Velkovski.

“Analiza e borxhit publik është bërë nga Zyra e Buxhetit të Kuvendit, e cila thotë se borxhi publik nuk është mbi Traktatin e Mastrihtit, por është 59.3 për qind. Për krahasim, Sllovenia ka 84%, Kroacia 87% dhe Mali i Zi 100% të BPV-së. Nuk është e vërtetë as që nuk ka pasur investime. Kjo mund të shihet nga të dhënat në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Në vitin 2016 numri i të punësuarve në TIDZ ishte 6282 persona, ndërsa në vitin 2020 arriti në 12,963 të punësuar. Paga mesatare në TIDZ në vitin 2016 ka qenë 19.758 denrë, ndërsa në vitin 2020, 29.462 denarë”, tha Velkovski.

Deputeti Velkovski theksoi se në periudhën 2017-2021 janë nënshkruar 26 marrëveshje të reja për investime, ndërsa në vitin 2021 investimet e huaja direkte kanë qenë mbi 300 milionë, që i hedh poshtë akuzat boshe të opozitës se qeveria e LSDM-së nuk ka sjellë investime të huaja, ku është progres serioz dhe në pjesën e realizimit të shpenzimeve kapitale të cilat në vitin 2021 janë në nivelin prej 20 miliardë denarë, që është më së shumti në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat